Sht. Nën 2nd, 2024

Bislimi: Raporti i KE-së më i miri ndonjëherë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se raporti i Komisionit Europian, për vitin 2022, është ndër më të mirët ndonjëherë për Kosovën, por dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kjo siç shkruan Bislimi, meqë ky raport, fillon me specifikat e stabilitetit politik, me ç’rast, dhe mburret duke përmendur që në një vit, Qeveria Kurti, sipas tij, u ka dhënë zgjidhje problemeve që kanë ekzistuar për vite me radhë dhe që kanë qenë kërkesa të vetë BE.

”Raporti për vendin 2022 i Komisionit Evropian, është ndër më të mirët ndonjëherë për Kosovën dhe ndër më të mirët në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e mbajtur në kuadër të diskutimit në tryezën “Agjenda Evropiane 2022″ fola mbi të arriturat e evidentuara në raportin për vendin 2022 të Komisionit Evropian.

Raporti fillon me theksimin e stabilitetit politik. Tregon se Qeveria është gjetur e përgatitur për të përballuar më së miri situatat të cilat kanë ardhur si ndikim nga jashtë. Raporti tregon edhe se Qeveria ka patur qasje të mirë dhe ka treguar maturitet fiskal në këto periudha, për t’i rezistuar masave populiste, ku raporti i Komisionit Evropian evidenton si shembull rastin e tërheqjes së trustit.

Është gjithashtu dhe dyfish më i rëndësishëm krahasimi i planit operativ, kur vendi përballet me sfida si pandemia, kriza energjitike dhe inflacioni.

Për herë të parë, raporti për vendin është konservativ për ndërhyrjet politike, pra nuk ka vlerësim ku thuhet që ka ndërhyrje apo vullnet për ndërhyrje politike në institucionet publike.

Në 1 vit, Qeveria i ka dhënë zgjidhje problemeve që kanë ekzistuar për vite me rradhë dhe që kanë qenë kërkesa të vetë BE. Terminali doganor, ligji per financimin e partive politike, racionalizimi i agjensive janë vetëm disa prej shembujve të shumta.

Gjithashtu, përveç hartimit të strategjive, është vlerësuar puna në kriteret ekonomike si rimëkëmbja, formalizimi i vendeve të punës si dhe ulja e defiçitit.

Tek sundimi i ligjit, në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jenë fusha kyçe ku vlerësohemi për maturitetin evropian.

Falenderoj institutin ‘’Epik’’ dhe (GIZ) për ftesën dhe organizimin e kësaj tryeze, ku ishin pjesëmarrës dhe Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, Ambasadori i Republikës së Çekisë, Pavel Bilek, përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë, anëtarë të komisionit parlamentar për Integrim Evropian dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *