Mar. Tet 8th, 2024

Bondsteel e “lidhë” rrymën me KEK-un

Kampi Bondsteel i KFOR-it amerikan është lidhur sot me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj tha se në ceremoninë e lidhjes së rrjetit elektrik morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri Xhelal Sveçla, ambasadori Jeffrey Hovenier, si dhe shumë personalitete të tjera.

“Kjo ngjarje e rëndësishme do të ndihmojë në përgatitjen e Kampit Bondsteel për të ardhmen duke reduktuar në masë të madhe përdorimin e gjeneratorëve ndotës me naftë” shkroi Mehaj.

Në ceremoni morën pjesë edhe koloneli Matt DiNenna si dhe gjeneralmajori James Smith.

“Prania e fuqishme e Qeverisë është dëshmi e përkushtimit të thellë të Kosovës ndaj partnerëve tanë të NATO-s dhe ndaj aleatit tonë kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës” shtoi ministri.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *