Mër. Maj 15th, 2024

Bulliqi: Ka qenë kërkesë ekskluzivisht e imja shtyrja e vizitës në SHBA

By Rtv Arbëria Nën 10, 2022

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot në emisionin “Frontal” të T7 ka folur rreth vizitës në SHBA që iu shtye atij, disa kryetarëve të komunave dhe disa ministrave.

Ai tha se vizat amerikane i kanë marrë, mirëpo shtyja, sipas Bulliqit, ka qenë kërkesë ekskluzivisht e tij për shkak të kohës.

“E informova opinionin publik edhe mbrëmë, kemi marrë viza amerikane, i kemi këto viza. Është dashur të nisemi drejt amerikës, ka qenë një takim i org MAPL dhe faktikisht në atë takim ka qenë e paraparq të lëviziim disa kryetarë të komunave nga të gjitha partitë, por duke marrë parasysh situatën aktuale dhe se ministri Krasniqi nuk mund të largohet nga vendi, kemi kërkuar të shtyhet kjo vizitë për një moment tjetër në Iowa të SHBA-së”.

“Arsyeja e shtyrjes është arsye praktike për shkak të gjendjes së krijuar tek ne. I kam telefonuar organizatorët e kësaj vizite dhe u kam kërkuar falje, sepse kam angazhime. Më vonë e kuptova përmes komunikimiy që edhe ministri Elbert Krasniqi nuk mundet të lëvizë, prandaj ishte kërkesë e të gjithëve që kjo vizitë të shtyhet për një moment më të përshtatshëm. Shtyrja nuk ka të bëjë fare me dezinformatat e publikuara në portale. Po iu them sinqerisht, është ekskluzivisht kërkesë e imja për shkak të kohës”, tha ai në Frontal.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *