Die. Pri 28th, 2024

Bunjaku akuzon Vetëvendosjen për kapje të shtetit

By Rtv Arbëria Gus 4, 2021

Kundër emërimit të këtij Bordi është edhe anëtarja e Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nga LDK-ja, Valentina Bunjaku.

Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosja në pushtet ka arritur me kuzën kundër aferës së PDK-së, ‘Pronto 1’, ndërsa, sipas saj, me emërimet të cilat po i bënë LVV-ja është duke u bërë afera “Pronto-2”.

Bunjaku tutje, tha se Lëvizja Vetëvendosje është duke i kapur institucionet e pavarura të Kosovës.

“Emrat që i kanë sjellë në Kuvend janë të gjithët anëtar të LVV-së dhe një anëtar i Listës Guxo. Shumica e anëtarëve kanë qenë në listat zgjedhore të LVV-së, dhe nuk mundemi me u thirr në profesionalizëm kur njëkohësisht krejt dhe drejt po e kapin shtetin, këta janë njerëz që po I kapin institucionet e pavarura dhe këtu në këtë qeverisje nuk ka institucione të pavarura pra ka institucione të LVV-së, ky bord është skandaloz nuk dua të merrem me emra, por shumica kanë qenë në listën për deputet dhe nuk kanë siguruar ulëse, ideja e tyre është me kap shtetin”, shtoi Bunjaku

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *