Hën. Qer 17th, 2024

Çështja Thaçi dhe të tjerët, Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave rekomandon edhe 11 viktima të tjera pjesëmarrëse

By Rtv Arbëria Tet27,2022

Angela Griep, shefe e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), përmes platformës online “Zoom” ka thënë se Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave ka rekomanduar që 11 viktimat e tjera të përfshihen në grupin ekzistues prej 32 viktimash pjesëmarrëse në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në konferencën për media të mbajtur të enjten, Griep ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Për më tepër, në këtë konferencë është thënë që në këtë grup përfshihen viktimat e drejtpërdrejta dhe të tërthorta.“Viktimat e drejtpërdrejta tregojnë se kanë pësuar dëm për shkak të ndalimit të paligjshëm, trajtimit mizor dhe/ose torturës në një nga vendet e ndalimit që përmenden në Aktakuzën e konfirmuar.

Viktimat e tërthorta pretendojnë se kanë pësuar dëm si rezultat i përndjekjes, ndalimit të paligjshëm, trajtimit mizor, torturës, zhdukjes me forcë dhe/ose vrasjes së paligjshme të një anëtari të familjes”, ka njoftuar Griep.

Ndërsa lidhur me identitetin e tyre, Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave ka kërkuar që identiteti i tyre të mbahet konfidencial për shkak të cenueshmërisë.Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor, ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë. /BetimipërDrejtësi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *