Hën. Tet 7th, 2024

Çitaku: Albin Kurti i zhgënjyer nga rënia e mbështetjes, i ofendoi bashkëatdhetarët

Nënkryetarja e Partisë Demokrataike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se kryeministri Albin Kurti pasi ka parë rënien drastike në diasporë në sondazhe, sot i ofendoi bashkatdhetarët duke i quajtur analfabetë.

“Albin Kurti i ka parë sondazhet e njëjta nga diaspora që i kemi parë edhe ne. Prandaj, ai sot i ofendoi bashkatdhetarët tonë në diasporë duke i quajtur analfabetë. Edhe PDK-ja ka pasur në zgjedhjet e kaluara rënie votash në diasporë, por ne asnjëherë nuk i kemi ofenduar e përbuzur bashkatdhetarët tonë”, ka shkruar Çitaku në faqen e saj në Facebook.

Ajo tha se Albin kurti e ka parë diasporën vetëm si votë që e përdor vetëm kur i nevojitet dhe pastaj e braktis.“Vetë themeluesit e partisë sonë e kanë ngjizur aktivitetin e tyre për çlirimin e Kosovës në diasporë, në mesin e bashkatdhetarëve tonë.

Prandaj, duke e respektuar diasporën, ne e kemi respektuar historinë tonë. Pavarësisht se si voton diaspora. Sepse ne diasporën nuk e shohim si votë, por si aset kombëtar. Albini e ka parë diasporën vetëm si votë që e përdor vetëm kur i nevojitet dhe pastaj e braktis. Kështu, ne e dënojmë gjuhën denigruese dhe poshtëruese të kryeministrit ndaj bashkatdhetarëve tonë”, tha Çitaku.

“Albin, rregulloja jetën familjarëve të diasporës në Kosovë! Mjaft i ofendove edhe ata në Kosovë edhe ata në diasporë!”, tha ajo

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *