Mër. Maj 8th, 2024

covid-19. 19 raste pozitive, 33 te sheruar, 1 i vdekur

By Rtv Arbëria Pri 3, 2022

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 49 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.698 doza të vaksinës.

“Deri më sot 820.678 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.224 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 1.027 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.860. Në total numri i rasteve aktive është 555”, thuhet në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *