Sht. Maj 4th, 2024

Dogana kontrakton një kompani për të vendosur transparencë të çmimeve

By Rtv Arbëria Pri 22, 2024

Dogana e Kosovës me qëllim të informimit të saktë për çmimet e produkteve të ndryshme që importohen në Kosovë, ka kontraktuar kompaninë, e cila në baza ditore do t’i shërbejë për të dhëna për bursën botërore.

Kompania “Schoolme Implementation & Consulting Sh.P.K është përzgjedhur nga dogana për ofrimin e shërbimeve të lëvizjeve të çmimit në bursën ndërkombëtare.

Për këto të dhëna kompania, do të paguhet për tre vjet në vlerë totale prej 76 mijë e 464 eurosh.

Ndërkohë nga dogana kanë dhënë sqarime shtesë se për cilat produkte do t’i informojë kompania.

“Shfrytëzimi i qasjes së bursës ndërkombëtare bëhet kryesisht për produktet kryesore strategjike si: mielli, gruri, orizi, sheqeri, kafeja, shufra hekuri, kikiriku, bakri, nikeli, kakao dhe mallra të tjerë sipas kërkesës mund të hulumtohen.

Përmes përdorimit te këtyre informacioneve, si të dhëna të disponueshme aplikohen gjatë vlerësimit të mallrave në import të kësaj kategorie, ku lëvizja e çmimeve është ditore apo 2-javore dhe ndihmon në krahasim dhe aplikim në momentin e importit.

Këto të dhëna e rrisin besueshmërinë, efikasitetin në vlerësim dhe mbledhjen e të hyrave që parashihen më ligj, duke u bazuar në të dhëna objektive sipas gjendjes faktike të mallrave të importuara”, tha për IndeksOnline-n Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës.

Sipas tij, kontrata me kompaninë ende nuk është nënshkruar, por është planifikuar të ketë kohëzgjatje 3 vjet nga data e nënshkrimit të kontratës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *