Sht. Tet 12th, 2024

Dyshohet për dallavere me vota/ Gjykata merr vendim për djalin e kryetarit të Junikut, Agron Kuçit

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Flamur Kuçit, djalit të kryetarit të Junikut, Agron Kuçit.

Lajmin për Sinjaline ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar pyetjes tuaj, mund të ju konfirmoj që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, tha Gashi. Kjo masë do t’i llogaritet deri më 30 nëntor.

Nga burimet është mësuar se i njëjti dyshohet se në bashkëkryerje me zyrtaren e komunës së Junikut, Blerina Sallaj dhe aktivistë të tjerë të AAK-së kanë përgatitur materialin e sekuestruar nga Policia, që kishte destinacion diasporën.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *