Die. Kor 21st, 2024

E thotë Hajdari: Ka produkte që kanë marzhën e fitimit 42 për qind

By Rtv Arbëria Kor21,2022

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka arsyetuar nevojën e hartimit të një ligji për mbrojtjen e furnizimit të produkteve themelore, për shkak të abuzimeve në treg.

Në seancën e sotme plenare, ministrja Hajdari paraqiti marzhat e fitimit për disa nga produktet në shitjet me pakicë, teksa kritikoi ish-pushtetet e kaluara se nuk kanë punuar për rregullimin e politikave fiskale.

“Ne kemi kalkuluar çmimet e blerjes, çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë, marzha tregtare për këta artikuj që janë në disa tabela të paraqitura. Kemi çmimet, të cilat shkojnë në marzhën deri 42 për qind për vezët, a është kjo antikushtetuese, a duhet të lejohet që qytetari ynë të blej vezët në marzhën tregtare 42 për qind. Pastaj kemi pastat nga gruri i fortë me 27.73 për qind, sheqerin e kristal me 16.52 për qind, 24 për qind detergjentin, pecetat higjienike 23 për qind. Nëse shkojmë te çmimi i bukës. Buka sot kushton 60 centë. 50 centë, 45 centë. Nëse shikojmë marzhën tregtare, në çmimin e bukës 500 gramë është 45 centë marzha tregtare për bukën 500 gramë”.

“Pastaj për bukën me 400 gramë është 45 për qind marzha tregtare e shitjes për bukën. Pastaj, nëse shikojmë te pastat nga gruri i fortë është 18.30 për qind. Kemi edhe më lirë, 13.5 për qind dhe më shtrenjtë 19 për qind. Pra, gjitha marzhat që janë përmendur kanë qenë mesatarja te shitësit me pakicë. Te shitësit me shumicë kemi marzhat kryesisht për grurin 0.32 euro për kilogram, për miellin 0.55 euro për kilogram, për orizin, 0.80 euro për kilogram, pra nuk është problemin te shitësit me shumicë, por tek ata me pakicë”, tha ajo.

Ministres, i reagoi deputeti, njëherësh kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Faleminderit ministre që Mimoza, Hykmetja nuk kanë bërë asgjë që 10 vjet. A po dëgjon Mimozë? Qysh tash ti pas dhjetë vjetësh u bërë e mençme dhe t’i tregosh kësaj se çfarë të bëjë?! Qysh tash kjo po di të të mësojë…. Ju sapo i shpallët hajna, ose me këtë termin abuzues përmbi 30 mijë biznese në Kosovë. Marketet e vogla dhe të mesme në lagje, fshatra dhe çdo vende të Kosovës se ata janë shitësit me pakicë. Ju thatë ata janë abuzues, ata janë duke shkaktuar inflacionin, jo bizneset e mëdha sipas diskursit tuaj”, tha Krasniqi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *