Die. Dhj 8th, 2024

Eliot Engel: MCC-ja s’është dashur t’i bllokojë fondet për Kosovën

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, ka reaguar pas zhbllokimit të fondeve MCC.

Sipas tij ngrirja e fondeve për Kosovën është kundër asaj për të cilën vet MCC qëndron, transmeton KOHA.

Ai shton se një veprim i tillë ka detyruar Kosovën të ndryshojë politikat.

“Jam i kënaqur që MCC ka rifilluar punën në Kosovë. Nuk do të duhej fare që të pezullonte fondet. Kosova kishte përmbushur kriteret e vështira të MCC-së. Ngrirja e fondeve të MCC-së për ta detyruar Kosovën që të ndryshojë politikat është kundër asaj që vet MCC qëndron”, ka shkruar Engel në Twitter.

Pas heqjes së reciprocitetit SHBA-ja ka zhbllokuar fondet MCC për Kosovën.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *