Mar. Maj 21st, 2024

FBK-ja publikon dënimet lidhur me ndeshjet e treta gjysmëfinale në “Play-Off ” të Superligës

By Rtv Arbëria Pri 30, 2024

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendimet lidhur me ndeshjet e treta gjysmëfinale në “Play-Off ” të Superligës.

KB Golden Eagle Ylli është dënuar me gjobë prej 100 eurosh. Gjobë të njëjtë mori edhe lojtari i tyre, Nate Grimes, për shkak se ishte ndëshkuar me gabim teknik në ndeshjen ndaj Pejës.

Shkaku i gabimeve teknike, me nga 100 euro gjobë u dënuan edhe Donte Clark e Dardan Berisha nga Sigal Prishtina, si dhe Kevin Capers nga Trepça.

Ndërsa, dënimin më të rëndë e mori trajneri i Yllit, Petar Mijovic, i cili u gjobit në total me 600 euro.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *