Pre. Kor 12th, 2024

Fillon provimi i maturës, nis edhe shpërndarja në rrjete sociale

By Rtv Arbëria Qer18,2022

Sot maturantët e të gjitha shkollave në vend janë duke iu nënshtruar testit të maturës.

Në shkollën “Faik Konica” janë duke iu nënshtruar testit maturantët e gjimnazit “Xhevdet Doda”.

Në të gjithë vendin këtij testi janë duke iu nënshtruar rreth 22 mijë maturantë në 171 qendra testimi, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtjen e procesit janë rreth 1600 administratorë.

Megjithatë, përkundër se është thënë se po punohet për të parandaluar kopjimin, testi i maturës ka filluar të shpërndahet në rrjete sociale.

Me qëllim të monitorimit të këtij testimi është krijuar një grup punues, ku janë përfshirë zyrtarë kompetentë, ekspertë të kibernetikës, përfaqësues nga MAShTI, drejtorë të DKA-ve dhe Këshilli Rinor i Kosovës (KYC).

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *