Sht. Tet 5th, 2024

Fillon trajnimi profesional i Policisë së Kosovës

Ka filluar trajnimi profesional “gjenerata e 57 e Policisë së Kosovës”.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “pas nënshtrimit të të gjitha procedurave të parapara testuese për të gjithë aplikantët nga konkursi i fundit për zyrtarë policorë për fillim të trajnimit bazik, sipas parimeve të meritokracisë janë përzgjedhur 448 pjesëtarë të cilët i janë bashkangjitur Policisë së Kosovës, si punonjësit më të ri të saj”.

“Kjo gjeneratë përbehet nga gjithësej 448 pjesëmarrës në të cilën janë përfshirë kadetë policorë të të dy gjinive, e të cilët njëkohësisht përfaqësojnë komunitet e të gjitha grupeve etnike të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Me qëllim të mbarëvajtjes sa më të mirë të trajnimit, kadetët policorë janë të ndarë në 14 klasa, gjersa ky trajnim është planifikuar të zgjasë për 31 javë sipas planprogramit të akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Në mesin e kadetëve policorë të gjeneratës së 57-të numërojmë 54 kadetë të gjinisë femërore si dhe 32 kadetë të pakicave të tjera etnike”, mbaron njoftimi i PK-së.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *