Die. Tet 6th, 2024

Gjetjet e DASH-it për shkarkimin e Dakes, ajo thotë se kjo çështje do i mbetë njollë Osmanit

Në raportin e Departamentit Amerikan për Kosovën është përmendur shkarkimi i ish kryetares së KQZ-së, Valdete Daka nga ana e presidentes Vjosa Osmani.

Në këtë raport ndër të tjera thuhet se Njëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile së bashku e quajtën vendimin e Osmanit të motivuar politikisht.

Në anën tjetër, ish kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se tashmë të gjithë e dinë, se kjo ka qenë shkelje nga ana e Osmanit.

Në këtë prononcim, ajo akuzon partitë opozitare për marrëveshje me presidenten Osmani, ndërsa për Avokatin e Popullit thotë se sipas të gjitha gjasave është frikësuar.

“Edhe institucioni ndoshta më i rëndësishmi për neve ndërkombëtar DASH-i edhe ata e kanë vërtetu këtë dhe nuk ka nevoje për shumë komente. Vet raporti tregon krejt”, ka thënë Daka për Indeksonline.

Më tutje, ajo ka thënë se avokati i popullit dhe partitë opozitare kanë dështuar që ta adresojnë këtë çështje në institucionet gjyqësore.

“Ombudspersoni ka dështuar edhe ai, sipas të gjitha gjasave është frikësuar edhe partitë politike që e kanë pas mundësi kanë dështu, kanë pas kalkulime politike dhe kjo ka mbetë. Nuk kanë arrit më i mbledhë nënshkrimet, sepse s’kanë pas interesim prej disa partive, ata e dinë cilat parti janë. Kanë pas pak a shumë marrëveshje sipas të gjitha gjasave me znj Osmani edhe kanë bërë kalkulime”, ka shtuar Daka.

Krejt në fund ajo ka thënë se kjo çështje, presidentes Osmani deri në fund të mandatit ka me i mbetë një pikë njollë në punën e saj profesionale

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *