Mër. Nën 6th, 2024

Gjykata ia “përplas fytyrës” bankave, nuk i lë të fitojnë në kurriz të qytetarëve

Të gjitha bankat që operojnë në Kosovës kanë deponuar padi dhe kanë kërkuar mas të përkohshme ndaj rregullores së aprovuar ditë më parë nga Bordi i BQK-së , ku kanë hartuar një rregullore përmes së cilës obligon bankat në Kosovë që të ofrojnë një llogari bazike falas për të gjithë klientët bankar.

Burime të “Indeksonline” kanë treguar se bankat i kanë kërkuar Gjykatës kompetente që të vendoset masë e përkohshme ndaj rregollures, por gjykata e ka hedh poshtë kërkesën për masë të përkohshme.

“Gjykata e ka hedh poshtë kërkesën për masë të përkohshme, por padia në gjykatë . Ky është një tregues shume i qartë se bankat nuk duan të ofrojnë shërbime pa pagesë, duan ti vjelin qytetarët”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, me rregullore që është paraparë të hy në fuqi me 1 gusht të këtij viti llogaria e pagesave me shërbime bazike u ofrohet konsumatorëve dhe individëve pa pagesë ose me tarifa të përgjysmuara, me kusht që ata të mos kenë një llogari bankare ekzistuese.

“Qasja në llogaritë e pagesave me shërbime bazike duhet të sigurohet nga bankat për konsumatorët, pavarësisht nga rrethanat financiare të konsumatorëve, të tilla si statusi i punësimit të tyre, niveli i të ardhurave, historia e kredisë ose falimentimi”, thuhet në njërën nga dispozitat e “Rregullores për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike”, thuhet në vendim.

Të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë, e kanë të rregulluar këtë çështje. Ta zëmë Shqipëria e ka të rregulluar me ligj këtë çështje. Banka e Shqipërisë ka përgatitur projektligjin “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”.

Llogaria e pagesave me shërbime bazike iu ofrohet konsumatorëve dhe individëve rezidentë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha bankat tregtare pa pagesë ose me tarifa të përgjysmuara, me kusht që ata të mos kenë një llogari bankare ekzistuese. Ndërkaq, rregullorja e hartuar nga BQK-ja do të hyjë në fuqi me 1 gusht 2023.

Rregullorja specifikon se cilat shërbime mund të kryhen nëse hapni një llogari të pagesës me shërbime bazike: – shërbime që mundësojnë të gjitha operacionet e kërkuara për hapjen, operimin dhe mbylljen e në llogarie pagese; – shërbime që mundësojnë deponimin e fondeve në llogari pagese, siç është përcaktuar në shtojcën 1 të kësaj rregulloreje; – shërbime që lejojnë tërheqjen e parave nga llogaria e pagesës, siç është përcaktuar në shtojcën 1 të kësaj rregulloreje; Si dhe ekzekutimi i transaksioneve të mëposhtme të pagesave: -debitimi direkt; – transaksionet e pagesave përmes një kartele, përfshirë pagesat në internet; – transferet e kreditit brenda bankës, duke përfshirë urdhëresat automatike, aty ku është e mundur në bankomatë (ATM), dhe në sportelet e bankës, ose përmes platformave online.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *