Pre. Maj 17th, 2024

Granti prej 200 milionë eurosh do të transformojë sektorin e energjisë në Kosovë, dëshmi e fuqishme e partneritetit me SHBA-në

By Rtv Arbëria Pri 30, 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se granti prej 200 milionë eurosh nga agjencia e MCC e Qeverisë Amerikane do të transformojë sektorin e energjisë në Kosovë.

Osmani bëri të ditur se është takuar me zëvendëspresidentin e MCC, Cameron Alfrod, si edhe theksojë se ky program është dëshmi e fuqisë së partneritetit të Kosovës me shtetin amerikan, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Granti prej mbi 200 milionë eurosh nga agjencia MCC e Qeverisë Amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin tonë të energjisë.

Sot, në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt, mirëprita z. Cameron Alford, zëvendëspresident i MCC-së.

Si investimi më i madh në fushën e energjisë, Programi Compact është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *