Hën. Dhj 9th, 2024

Haradinaj nuk beson se BE ka aftësi të udhëheq me dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se unioni ekonomik ndërmjet shteteve të rajonit i njohur si “Minishengeni Ballkanik” nuk mund të ekzistojë përderisa Serbia vazhdon të mos e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Ai ka thënë se Kosova është në pozitë të pabarabartë me vendet e rajonit.

“Kur ndodh njohja hiqen pengesat edhe për minishengen. Përderisa Serbia nuk na ka njohur është një situatë e padrejtë. Kosova është në opozitë të pabarabartë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, rradha e punëve duhet të jetë njohja e Kosovës dhe më pas Minishengen”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Ora News.

Ndërkaq sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi, Haradinaj, nuk beson se Bashkimin Evropian se është i aftë të udhëheq këtë proces, ngase brenda BE-së ka vende të cilat vazhdojnë të refuzojnë shtetësinë e Kosovës. Haradinaj ka kërkuar që në këtë proces të ketë një përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne duhet ta ftojmë Ameriken në tavolinë që tani në dialog, të mos ecim përpara në dialog pa Amerikën. BE nuk është unike, ata janë heterogjenë. Kemi 5 vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën . Dy përfaqësuesit e lartë të BE që u është besuar çështja e dialogut, vijnë nga vende që nuk e njohin Kosovën. Borell nga Spanja, Lajçak nga Sllovakia. SHBA nuk ka shprehur dilema për sovranitetin e Kosovës. Kemi interes ta kemi SHBA në tavolinë me ne. Biden, që unë personalisht e njoh, është i interesuar për çështjet e Ballkanit, e njeh çështjen shqiptare, ka qenë e familjarizuar dhe ju siguroj që është kohë ideale për të kërkuar ndihmën e SHBA”, deklaroi Haradinaj

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *