Hën. Pri 29th, 2024

Haradinaj para bashkatdhetarëve flet për krizën ekonomike e energjetike të Kosovës

By Rtv Arbëria Tet 30, 2022

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka mbajtur një tubim në Vjenë ku është takuar edhe me bashkatdhetarët.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Haradinaj bëri me dije se ka biseduar rreth krizës ekonomike dhe energjetike të Kosovës.

Haradinaj ka vënë në pah rolin e rëndësishëm që mërgimtarët kanë në forcimin e konsolidimin e shtetit.

“Gjatë ditës së sotme, kam ndarë gjithashtu medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për aktivistët e dalluar të Aleancës, e cila është adresë dhe shtëpi e hapur për secilin bashkatdhetar që beson në Kosovën e fortë politikisht dhe ekonomikisht”, shkruan Haradinaj.

Shkrimi i plotë:

Bashkatdhetarët i dhanë mbështetje të pakursyer vendit në momente shumë të rëndësishme të rezistencës, luftës dhe shtetndërtimit.

Në tubimin e sotëm në Vjenë, para bashkatdhetarëve shpjegova proceset në të cilat po kalon vendi, krizën ekonomike dhe energjetike që ka kapluar Kosovën, duke vënë në pah edhe njëherë rolin e tyre në forcimin e konsolidimin e shtetit.

Edhe në takimin me biznesmenët shqiptarë në Vjenë, shtrova nevojën që mërgata jonë ta sheh Kosovën edhe si vend ku mund të zhvillojnë biznese dhe të investojnë. Motrat e vëllezërit tanë që jetojnë jashtë vendit, janë edhe partnerët tanë në zhvillim, e Kosova e fortë fuqizon edhe më shumë njerëzit e saj në mbarë botën.

Gjatë ditës së sotme, kam ndarë gjithashtu medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për aktivistët e dalluar të Aleancës, e cila është adresë dhe shtëpi e hapur për secilin bashkatdhetar që beson në Kosovën e fortë politikisht dhe ekonomikisht.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *