Hën. Pri 29th, 2024

Hasani: Ballkani i hapur do të stagnoj derisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

By Rtv Arbëria Gus 15, 2021

Ambasadori i Kosovës, Nait Hasani ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia duhet t’i bëjë presion Serbisë për ta njohur Kosovën dhe procesi Open Ballkan të ecë përpara, në të kundërtën ky proces do të stagnojë.

Hasani duke komentuar nismën e tri vendeve të rajonit Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka thënë se kjo hapje duhet të trajtohet në Kosovë dhe Shqipëri, në mënyrë që të gjendet modeli se si ta ndihmojnë njëra tjetrën që edhe vendi jonë të jetë pjesë e këtij procesi.

“Ne jemi për hapje në vazhdimësi, ne jemi për proceset që ofrojnë njerëzit, lëvizjen e tyre dhe të mallrave dhe në këtë pjesë ka një çështje që nuk përputhet në konceptin me Kosovën në mes të ardhmes dhe të kaluarës. Serbia përdorë me Shqipërinë, Maqedoninë, Serbi të ardhmen, në raport me Kosovën e prezanton të kaluarën. Nëse duam të ardhmen, Serbia nuk duhet të intervenojë në Kosovë, duhet të heq dorë nga Kosova, duhet ta njeh Kosovën si shtet nëse duam të jemi në proces të barabartë. Serbia nuk heq dorë nga Kosova, nuk mund të jemi të barabartë, ky proces këtë pengesë e ka, prandaj Serbia duhet t’i qaset duke anashkaluar të kaluarën e vet, duke thënë se e kaluara ka qenë një Serbi kriminale, një Serbi që ka bërë gjenocid në Kosovë, një Serbi që e ka trajtuar popullin shqiptar për 100 vjet me shpërnguljeje, vrasje, dhunë trajtime kriminale dhe tani e kemi një Serbi që thotë ne duhet të ecim përpara dhe ta lëmë të kaluarën. Po ne jemi për ta lënë të kaluarën por Serbia duhet ta njoh Kosovën, Serbia duhet ta njoh realitetin, pa e njoftë këtë realitet si do të vazhdojmë përpara. Ne themi lëvizja e lirë e mallrave, e njerëzve, e shërbimeve, ndërsa Serbia me njerëzit e vet kërkon ta e destabilizon Kosovën me Listën Serbe, prandaj këtu është çështja, ne jemi për hapjen, ne jemi për procesin e Berlinit, jemi për të gjitha por Serbia duhet vet ta gjykojë vetën dhe të thotë shteti serb nga sot e njeh pavarësinë e Kosovë, shteti sot heq dorë dhe dënon veprimet e sistemit në të kaluarën dhe ne jemi të barabartë në procesin e Berlinit, në procesin e hapjes së Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Sipas tij, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë presion Serbisë për ta njohur Kosovën dhe ky proces të ecë përpara, në të kundërtën ky proces i Ballkanit të hapur do të stagnojë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *