Hën. Maj 20th, 2024

Haxhiu kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas lirimit të Pantiqit

By Rtv Arbëria Dhj 28, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë për lirimin e ish-policit serb Dejan Pantiq të cilit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak si i dyshuar për terrorizëm.

Sipas tij ky lirim është bërë në koordinim mes Qeverisë së Kosovës dhe bandave kriminale në veri.

“Qeveria iu nënshtrua grupeve kriminale në veri të Kosovës dhe për 19 ditë nuk qe e aftë ta vë para drejtësisë policin Pantiq, por e lëshoi sot në arrest shtëpiak. Lirimi i Pantiqit duket se është bërë me marrëveshjen e Qeverisë me grupet kriminale serbe. Pantiq lirohet serbët heqin barrikadat”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas tij, kjo do të thotë “nënshtrim i Qeverisë Kurti para grupeve kriminale”.

Haxhiu beson se pak këtij rasti, ministri i Brendshëm duhet të jap dorëheqje.

“Sot Xhelal Sveçla duhet të jap dorëheqje sepse ka dështuar ta sjell Pantiqin para organeve te drejtësisë”, mendon deputeti opozitar.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *