Pre. Dhj 6th, 2024

Haxhiu vizitoi Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka vizituar sot njësinë e grave të dënuara në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku është njoftuar nga afër me aktivitetet e punës, sfidat dhe ankesat kryesore të tyre.

Të dënuarat nga kjo Qendër, shprehën shqetësimin e tyre për punën e Panelit për Lirim me Kusht dhe kërkuan vlerësime reale ndaj kërkesave të cilat vazhdojnë të refuzohen disa herë për arsye të njëjta edhe përkundër raporteve pozitive për rastet e tyre.

Po ashtu theksuan nevojën që këto raporte të adresohen edhe në kuadër të Institutit të Faljes për të Dënuarit.

Gjatë këtij takimi u evidentua edhe mungesa e aktiviteteve të lira për gratë e dënuara, sidomos aktiviteteve sportive për të cilat aktualisht Qendra Korrektuese në Lipjan nuk ka kapacitete infrastrukturore.

Ministrja Haxhiu premtoi mbështetje të vazhdueshme në avancimin e kushteve për gratë e dënuara, sidomos në përkrahjen e aktiviteteve të punës dhe atyre me karakter ri-socializues dhe ri-integrues.

Për këtë, ajo përmendi arritjen e marrëveshjes për mbështetje nga organizata ndërkombëtare në aktivitete artizanale, kurse të gjuhës angleze dhe teknologji informative, trajnime dhe aktivitete pune në art-qeramikë etj.

Ministrja Haxhiu po ashtu bëri të ditur se aspekte të avancimit të të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria, si dhe kushteve të punës së stafit korrektues, janë adresuar në projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale si dhe Projektligjin për SHKK-në, të cilat tashmë janë proceduar drejt miratimit në Qeveri, si dhe Kuvend.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *