Mar. Nën 12th, 2024

Hoxhaj foto me Lladrovcin dhe nënkryetarin e Parlamentit Evropian, e zbulon çfarë biseduan

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një foto ku shihet bashkë me Ramiz Lladrovcin dhe me Rainer Wieland, nënkryetar i Parlamentit Evropian.

Hoxhaj thotë se falënderuan Wielandin për mbështetjen e dhënë për komunën e Drenasit.

“Takim mes miqsh, me Rainer Wieland, nënkryetar i Parlamentit Evropian dhe me kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovcin.
Pas një bisede të këndshme, e falenderuam mikun Wieland për vizitën mbështetëse dhe përkrahjen për Kosovën e në veçanti për interesimin e tij për Komunën e Drenasit”, ka shkruar Hoxhaj.

Kujtojmë se më 3 korrik PDK mbanë Konventën ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së. Hoxhaj ende nuk e ka konfirmuar nëse do të garojë për pozitën e kryetarit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *