Pre. Maj 3rd, 2024

Hulumtimi, cilat janë qytetet në Kosovë më të kënaqura me kryetarët dhe cilat janë më të zhgënjyerat

By Rtv Arbëria Kor 23, 2022

Një hulumtim i HELVETAS, i bërë me qytetarët e Kosovës, ka pasur si synim të nxjerrë të dhëna mbi kënaqshmërinë e tyre me qeverisjen e kryetarëve të komunave.

Sipas përqindjes, qytetarët më të kënaqur me kryetarin janë ata të komunës së Suharekës, raporton Indeksonline.

I pari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka marrë 84.7% të votave në rubrikën “plotësisht të kënaqur” nga qytetarët e tij.

E dyta në këtë listë renditet Deçani i Bashkim Ramosajt.

Ndërkohë, statistikat e HELVETAS tregojnë se komuna ku qytetarët janë më së paku të kënaqur me kryetarin e tyre është ajo e Novoberdës, me 64.5%.

Ndërkohë, komuna të tjera të mëdha si Prishtina, Prizreni, Mitrovica e Peja janë renditur tek kategoritë me më së shumti përqindje në “disi të kënaqur”.

Për më shumë, shikoni tabelën.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *