Pre. Maj 17th, 2024

Hysen Durmishi shfuqizon vendimin e Pal Lekajt, njoftim i rëndësishëm për kandidatët për patentë shofer

By Rtv Arbëria Kor 22, 2021

Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka njoftuar se ka shfuqizuar vendimin e ish-ministrit Pal Lekaj, për patentë shofer.

Ai ka thënë se ka përgjysmuar çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer nga 20 në 10 euro, përcjell Bota sot.

Durmishi ka thënë se nuk do të ketë privatizim të shërbimit të testimit të kandidatëve për shoferë, siç kishte iniciuar ish-ministri Lekaj.

Reagimi i Durmishit në Facebook:

Jo privatizim, përgjysmim i çmimit dhe së shpejti e – testim

Më datë 25 prill të vitit 2019, Pal Lekaj kishte marrë vendim për dyfishimin e çmimit për paraqitjen e provimit për patentë shofer. Më pak se një muaj pas tij, më datë 21 maj 2019, ai merr në vendim tjetër për fillimin e procedurës për privatizimin e shërbimit të testimit të kandidatëve për shofer. Në emër të investimit në teknologji fshihej arsyeja e vërtetë e rritjes së çmimit e që ishte përgatitja e privatizimit, arsye tjetër absolutisht nuk kishte.

Sot unë kam marrë një vendim, duke e shfuqizuar vendimin e Palit dhe përgjysmuar çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer.

E testimi pothuajse është gati. Shumë shpejtë fillojmë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *