Hën. Dhj 9th, 2024

I plagosuri në Kaçanik është në gjendje të rëndë- policia dhe prokuroria japin detajet e fundit

Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Kaçanik.

Dy vëllezër, Hasan dhe Kastriot janë qëlluar me armë zjarri tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit”.

Për shkak të plagëve të marra, Hasani, 30 vjeçar ka ndërruar jetë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se plagë të rënda trupore ka pësuar edhe vëllau i viktimës, Kastrioti.

“Policia Rajonale e Ferizajt sot, datë 10.05.2022 në ora 14:00 ka pranuar një informacion së në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur "Fusha Pajtimit, përball” Varrezave të

Dëshmorëve’’ në Kaçanik, nga arma e zjarrit, dy persona kanë pësuar plagë trupore dhe për pasojë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B ( M/K) i moshës 30

vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë “, thuhet në njoftim.

Kurse, nga Prokuroria në Ferizaj, kanë bërë të ditur se motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen dhe të dyshurit lidhur me këtë rast gjenden në arrati.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:00, në Kaçanik, një person është privuar nga jeta dhe një person tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë.

Motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen dhe të dyshurit lidhur me këtë rast gjenden në arrati, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa, personi tjetër i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së rrethanave të ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *