Mar. Maj 14th, 2024

IHMK: Reshje pritet të ketë edhe ditëve në vijim

By Rtv Arbëria Jan 19, 2023

Reshjet e mëdha të shiut që ranë gjatë ditës së enjte në Kosovë, ka shkaktuar vërshime të mëdha në shumë komuna.

Si pasojë Skenderajt dhe Mitrovica, kanë shpall Gjendje Emergjente.

E reshjet do të ketë edhe ditëve në vijim.

Të paktën kështu bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Situata e vështërsuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdoj dhe gjatë orëve dhe ditëve në vijim” thuhet në postimin e bërë në Facebook nga Instituti Hidrometeologjik i Kosovës.

joftim me të dhënat më të fundit Hidrometeorologjike dhe këshillat dhe veprimet te cilat duhen të merren gjatë nje përmbytje:

Si pasojë e reshjeve të shiut të cilat janë duke vazhduar me intenzitet të lartë sidomos në disa pjesë të
vendit, (pjesa perendimore, veroperendimore, veriore dhe qëndrore e Kosovës), disa lumenjë kanë dalur
prej shtertërve të tyre dhe janë duke shkaktuar përmbytje. Zonat më të prekura, janë ato në perendim të
vendit, sidomos disa vendbanime në komunat si: Pejë, Junik, Deçani, Klinë, Skenderaj, Mitrovicë,
Yubin Potok, Leposaviç etj. Situata e tillë e krijuar ka shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje
të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore.
Situata e vështërsuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdoj dhe gjatë orëve dhe ditëve në vijim.

Shkarkoni njoftimin e plotë:

http://ihmk-rks.net/…/Situata_Hido_Meteo_19.01.2023_Nr_03.p…

https://ihmk-rks.net/?page=1,41

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *