Die. Maj 19th, 2024

Intervistohen kandidatët për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale dhe Kryeprokuror të Prokurorisë së Prishtinës

By Rtv Arbëria Nën 24, 2023

Këshilli Prokurorial i Kosovës organizoi sot procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Panelet vlerësuese për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të cilat përbëhet nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryesohen nga Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, intervistuan pesë kandidatë, të cilët aplikuan dhe janë konfirmuar për të hyrë në procedurat e mëtejshme lidhur me këto dy pozita në sistemin prokurorial.

Kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës janë prokurorët, si vijon: Atdhe Dema, Blerim Isufaj, Naim Abazi dhe Valdet Gashi, kurse kandidat për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë është Zejnulla Gashi.

Procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Zyrës së BE-së në Kosovë, Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST) dhe shoqërisë civile.

KPK-ja do t’i mbajë mediat dhe opinionin publik të informuar në vazhdimësi lidhur procedurat dhe procesin e mëtejshëm të përzgjedhjes së këtyre pozitave në sistemin prokurorial.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *