Hën. Qer 17th, 2024

Ish-ambasadori i Kosovës falënderon Ramën: Kombit shqiptar do t’i hiqet një njollë e paqenë

By Rtv Arbëria Tet12,2022

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka falënderuar personalisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për angazhimin e tij kundër raportit të Dick Martyt, i cili ka qenë premisë direkte edhe e ngjizjes së Gjykatës Speciale dhe e cila ka çuar për gjykim në Hagë ish-drejtuesit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama pritet të adresojë të mërkurën e 12 tetori, përpara anëtarëve të Këshillit të Evropës, rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t me titull “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i organeve në Kosovë”.

Ndërsa sipas Cufajt, nga sot kombit shqiptar do t’i hiqet një njollë e paqenë dhe e fabrikuar në Beograd dhe Moskë.

“Lufta e drejtë e Kosovës për liri do të kthehet në rrjedhën e natyrshme të shkrimit të historisë së kombeve evropiane për çlirimin nga robëria”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social në Facebook.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *