Die. Maj 19th, 2024

Ja kur pritet të hapet tuneli i Llogarasë

By Rtv Arbëria Nën 16, 2023

Tuneli i Llogarasë është hapur i gjithi, dhe tashmë po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit.

Në fotot e publikuara kryeministri Edi Rama, bën të ditur se është hapur tuneli i emergjencës në të cilin po punohet me elementet e sigurisë.

‘Mirëmëngjes dhe nga tuneli kryesor i Llogarasë, tani i hapur i gjithi e ku po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit, dhe ku është hapur tuneli i emergjencës në të cilin po punohet me elementet e sigurisë, ju uroj një ditë të mbarë!’- shkruan Rama.

Në qershor 2024 do të dorëzohet i përfunduar tuneli i Llogarasë, punimet e të cilit deri më tani kanë mbaruar në 70%, kurse për vitin 2024, janë parashikuar të kryhen shpenzime në vlerën 5.1 miliardë lekë. Në total ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë.

Ky investim konsiderohet si ndër më të rëndësishmet infrastrukturore për jugun e vendit, që pritet të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta. Tuneli pritet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të jugut të Shqipërisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *