Pre. Dhj 6th, 2024

Kancelari gjerman në ardhje i shkruan letër falënderuese kryeministrit Kurti

Pas fitores në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka uruar kandidatin e SPD për kancelar Olaf Scholz. Ndërsa tani Scholz i është përgjigjur këtij urimi.

Scholz falënderon kryeministrin Kurti për letrën dhe dëshirat më të mira. Scholz shkruan se rezultatet zgjedhore kanë treguar se shumica e votuesve gjermanë duan një qeveri përparimtare që forcon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin shoqëror.

“Ata duan një Qeveri që përballet me çështjet e së ardhmes, si ristrukturimi i qëndrueshëm i ekonomisë sonë, mbrojtja e klimës dhe kushtete përballueshme për banim. Një qeveri që ngritet me tërë energjinë për një Evropë sovrane dhe të bashkuar”, ka shkruar kandidati i SPD për kancelar të Gjermanisë. Scholz këto ditë ishte në takimin e G-20 së bashku me kancelaren në detyrë Angela Merkel, ku u takua me liderët më të rëndësishëm botërorë. Ndërsa në Gjermani po zhvillohen negociatat për koalicionin qeveritar mes socialdermokratëve, ekologjistëve dhe liberalëve.

Letra e plotë e Scholz:

I nderuari Kryeministër,
I dashuri Albin, Ju falënderoj për letrën dhe dëshirat e mira. Tashmë kemi lënë pas fushatën ngazëllyese zgjedhore. Partia Socialdemokrate e Gjermanisë doli nga zgjedhjet për Bundestagun si partia më e fortë dhe ka ambicien për të udhëhequr me qeverinë e re federale.
Rezultatet zgjedhore tregojnë që shumica e votuesve duan qeveri progresiste që forcon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin shoqëror. Duan një Qeveri që trajton çështjet urgjente të së ardhmes, si ristrukturimi i qëndrueshëm i ekonomisë sonë, mbrojtja e klimës dhe banimi i përballueshëm. Një qeveri që ngritet me tërë energjinë për një Evropë sovrane dhe të bashkuar.
Dua ti shprehë falënderimet më të sinqerta për përkrahjen e madhe nga e gjithë Evropa.
Përshëndetjet më të ngrohta,
Olaf Scholz, kandidat për kancelar të Gjermanisë nga Partia SPD.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *