Hën. Pri 29th, 2024

Katër deputetë nga pushteti dhe opozita vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

By Rtv Arbëria Qer 27, 2022

Anëtarët e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, realizuan vizitën në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se anëtarët e komisionit panë për së afërmi gjendjen e të paraburgosurve, çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut dhe ecurinë në vazhdim lidhur me këtë proces.

“Deputetët: Duda Balje, Tinka Kurti, Eliza Hoxha dhe Alban Bajrami, u takuan me të paraburgosurit: z. Hashim Thaçi, z. Jakup Krasniqi, z. Rexhep Selimi, z. Kadri Veseli, z. Hysni Gucati, z. Pjetër Shala dhe z. Nasim Haradinaj”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Njoftimi i plotë:

Anëtarët e Komisionit për të Drejta të Njeriut… realizuan vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë

Anëtarët e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, realizuan vizitën në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Deputetët: Duda Balje, Tinka Kurti, Eliza Hoxha dhe Alban Bajrami, u takuan me të paraburgosurit: z. Hashim Thaçi, z. Jakup Krasniqi, z. Rexhep Selimi, z. Kadri Veseli, z. Hysni Gucati, z. Pjetër Shala dhe z. Nasim Haradinaj.

Anëtarët e komisionit panë për së afërmi gjendjen e të paraburgosurve, çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut dhe ecurinë në vazhdim lidhur me këtë proces.

Ajo që bie në sy, ishte gjendja e mirë shëndetësore, fuqia morale dhe vendosmëria që i karakterizon ata, për t’ia dalë mbanë në mbrojtje të kauzës së drejtë të luftës së UÇK-së dhe të themeleve të shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *