Mar. Tet 8th, 2024

KFOR-i tregon “dhëmbët” në Kosovë, paraqet pajisjet që shkatërrojnë avionët luftarakë!

Kontingjenti shumëkombësh i Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim ka testuar aftësitë e saj të armëve që shkatërrojnë avionët luftarak apo të tjerë.

Fotografitë janë publikuar pikërisht në ditët kur në Kosovë po flitet për një tension të mundshëm nga ana e Serbisë.

Forcat e KFOR-it (italian) kanë testuar procedurat mbrojtëse për të parandaluar çdo ndërhyrje të avionëve të pilotuar nga distanca (APR), kështu që të përcaktuara ushtarakisht, por të njohura zakonisht si dronë, transmeton Indeksonline

Kujtojmë se trupat paqeruajtëse të NATO-s, kanë shtuar praninë në veri të Kosovës, në mënyrë që të jenë në gjendje të reagojnë ndaj sfidave të sigurisë atje.

Trupat e KFOR-it u paraqitën në rrugët pranë kufirit të Jarinjës me Serbinë dhe pranë Mitrovicës së Veriut.

Vlen të theksohet se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi dje se aleanca ishte e gatshme të rriste praninë e KFOR-it, që aktualisht përbëhet nga 3700 trupa paqeruajtëse, nëse do të kishte përshkallëzim të tensioneve me Serbinë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *