Die. Dhj 8th, 2024

Konjufca: Kosova nuk e shantazhon dhe as përgjëron BE-në, por dëshiron ta meritojë integrimin

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova nuk shantazhon dhe as përgjëron Bashkimin Evropian, por dëshiron ta meritojë integrimin në BE. Në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, BE – Kosovë, kryeparlamentari Konjufca tha se BE-ja nuk është e plotë pa përfshirjen e Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se mungesa e një vizioni të BE-së për zgjerim po lindë euroskeptikë në rajon dhe po nxitë agjenda nacionaliste. Në foltoren e Kuvendit, Konjufca kritikoi BE-në për dështimin e liberalizimit të vizave. Derisa tha se për 6 vjet prej kur ka hyrë në fuqi MSA-ja, intensiteti i reformave në Kosovë ka qenë i ulët.

Konjufca: Ne nuk e shantazhojmë BE-në dhe as përgjërojmë, por duam ta meritojmë BE-në

“Ne as nuk e shantazhojmë BE-në dhe as përgjërojmë, ne duam ta meritojmë BE-në me punë, reforma dhe angazhim konkret për drejtësi dhe barazi”, tha ai.

Konjufca tha se pika më kritike e kredibilitetit të BE-së ka të bëjë me strategjinë e zgjerimit.

Konjufca: BE-ja nuk është e plotë pa përfshirjen e Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor

“BE-ja nuk është e plotë pa përfshirjen e Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në gjirin e vet. Pika më kritike e kredibilitetit të BE-së ka të bëjë me strategjinë e zgjerimit. Sa më shumë që zgjerimi iu ka afruar Ballkanit aq më shumë iu është ngadalësuar zgjerimi. U bënë 8 vite nga koha kur shteti i fundit iu bashkua BE-së. Nuk mbajë mend se konceptimi i zgjerimit të ketë qenë në krizë aq të thellë sa është sot. Mungesa e një vizioni të guximshme dhe të qartë po i prodhon dy pasoja të rrezikshme këto vitet e fundit. Së pari krijimin e një hapësire për projektet alternative që vijnë nga bota jo demokratike të cilat ne i refuzojmë, kryesisht nga Rusia dhe Kina. Së dyti fuqizimin e liderëve euro skeptik në rajon të cilët BE-në e shohin si një projekt pa perspektivë dhe ngarendin ta përmbyllin agjendën etno nacionaliste, siç po i shohim zhvillimet e fundit në Bosnje. Këto dy projekte ndalen me dy projekte të qarta me moton, zgjerim dhe thellim. Në anën tjetër BE-ja nuk i ka dalë zot Kosovës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, shtoi ai.

Duke folur për zbatimin e MSA-së në Kosovë, Konjufca tha se intensiteti i reformave ka qenë i ulët ndër vite.

Konjufca: Për 6 vjet të MSA-së intensiteti i reformave ka qenë shumë i ulët

“Për këto 6 vite jemi dëshmitar se intensiteti i reformave ka qenë shumë i ulët. Kjo ngecje në masë të madhe ka ndodhur për shkak të mungesës së vullnetit politik në njërën anë, ndërsa në anën tjetër edhe për shkak të mungesës së stabilietetit të skenës politike në Kosovë. Por prej zgjedhjeve nacionale që u mbajtën në shkurt të këtij viti, unë mendoj se ka edhe vullnet politik për një dinamikë më të lartë të reformave dhe ka stabilitet të nevojshëm politik për të ecur më shpejtë të progresit evropian. Kosova tashmë ka hyrë në fazën e mesme ta quajmë të periudhës kohore të zbatimit të MSA-së, por arritja e objektivave kërkon ende shumë punë. Rrjedhimisht në funksion ta zbatimit të plotë të obligimeve që burojnë nga kjo marrëveshje, Kosova në tetor të këtij viti e miratoi planin kombëtar për zbatimin e MSA-së, e cila përfshinë vitet 2021-2025 dhe planin e veprimit për zbatimin e fazës së dytë të agjendës së reformave evropiane”, theksoi Konjufca.
Advertisement

Kryeparlamentari tha se mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës po lë shije të keqe në vend.

Konjufca: Mosliberalizimi i vizave po lë shije të keqe në Kosovë

“Nga komisioni evropian është thënë se Kosova i ka plotësuar gjitha kriteret, përkundër këtij konstatimi regjimi i vizave ende mbetet në fuqi për qytetarët e Kosovës. Arsyetimi për mos liberalizim ka të bëjë me mospajtimin e disa shteteve anëtare të BE-së të cilat nuk pajtohen me këtë vlerësim të komisionit. Kjo e lenë një shije të keqe në Kosovë, pasi krijohet përshtypja se BE-ja nuk është një familje vlerash , por një grumbull individësh pa platformë të përbashkët”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *