Mër. Maj 8th, 2024

Konjufca: Shumë zyrtarë publik e kanë dhënë pagën për Fondin e Sigurisë

By Rtv Arbëria Maj 19, 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke thënë se ai dhe shumë zyrtarë të tjerë publik e kanë dhënë pagën për Fondin e Sigurisë.

Ai në seancën e sotme plenare për situatën e sigurisë në vend tha se dhënia e pagave për Fondin e Sigurisë nuk është publicitet.

“Unë për vete e kam dhënë (pagën), por nuk mendoj se duhet bërë publicitet për këtë punë. Mendoj se shumë prej zyrtarëve publikë e kanë dhënë (pagën), por nuk është punë e publicitetit”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *