Mar. Kor 16th, 2024

Konsulli shqiptar në Ukrainë: Po jetojmë në gjendje lufte

By Rtv Arbëria Shk15,2022

Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov, ka folur për situatën e tensionuar në Ukrainë në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova.

Omarov ka thënë që situata në Ukrainë është e tensionuar që nga viti 2014.

“Situata në Ukrainë nuk ka filluar sot, as dje, kjo situatë është e tensionuar që nga viti 2014. Në fillim Federata Ruse themeloi Donbason si lëvizje kundër Ukrainës. Si rrjedhojë e kësaj filluan edhe bisedimet dhe kështu nga ajo kohë filloi si luftë e nxehtë brenda. Prej asaj kohe po bëhen tetë vite që në Ukrainë kanë humbur jetën rreth 15 mijë qytetarë. Situata sot është krejt ndryshe sepse po jetojmë në gjendje lufte. Federata Ruse me inate po bën manovra me ushtarët duke abazuar kështu me armatim”.

Ai tha se rusët nga katër anët e kanë bllokuar Ukrainën.

“Për këtë arsye po mundohemi zëshëm me i thënë gjithë Evropës që kjo nuk është çështje vetëm e Ukrainës por i prekë të gjithë”, tha ai.

Klan Kosova: A mendoni që konflikti i armatosur është i pashmangshëm?

Omarov: Ne jemi brenda dhe po jetojmë ne një forme normal, situate është e qetë, por rreziku na vjen nga Rusia. Nuk duhet të këtë lufte. Por në të njëjtën kohë tash e sa vite edhe Evropa e Amerika, po ndihmojnë edhe në armatim Ukrainën.

Klan Kosova: Si po e shihni ndërmjetësimin e liderëve tjerë botërorë në këtë mosmarrëveshje?

Omarov: Po të gjithë po përgatiten, edhe ne këto momente që po flasim bashkëkancelarët gjermane kanë ardhur këtu, dhe nga këtu do të shkojnë ne Rusi, para këtyre erdhi edhe Makroni, delegacion i turk, si dhe përfaqësues nga Anglia, pra me një fjale e gjithë Evropa po vjen këtu për me e pa situatën me marr informata dhe pastaj po vazhdojnë tutje bisedimet me Rusinë. Unë po mendoj qe këtë situatë duhet ta zgjedhim në mënyrë diplomatike.

Klan Kosova: Rusia dhe Ukraina po vazhdojnë përgatitjet ushtarake,deri në çfarë forme mund të eskaloi situata?

Omarov: Gjithçka mund të ndodhë në kokën e gjithë Evropës ka një pyetje? Pse kaq shumë Rusia po kërkon nga Ukraina, ata nuk po përgjigjen,ata po thonë ju na keni ardhë kaq afër.

Klan Kosova: Si do të reflektonte në Ballkanin Perëndimor një konflikt i këtyre përmasave?

Omarov: Nuk mendoj që këtu mund të ketë rrezik, për arsye gjeografike, si pozicion Ballkani Perëndimor është më larg dhe në këtë aspekt direkt nuk keni rrezik as nga Rusia as nga Ukraina, por për në Evropë mund të ndryshojë gjithçka.

Klan Kosova: Si e shihni pozicionimin e Shqipërisë dhe Kosovës,ata që qëndrojnë në anën e Ukrainës?

Omarov:Siç dihet fatkeqësisht Ukraina se njeh Kosovën, dhe nuk mund te udhëtohet e merren viza , por unë vet po e luaj rolin e konsullit për Kosovën dhe shqiptaret, dhe ka shume vite qe po logojmë edhe për qeshjen e vizave.

Klan Kosova: Kemi parë shumë shqiptar të angazhuar nga forcat para ushtarake e ka edhe kosovar që po interesohen të marrin pjesë në këtë luftë,cili është komenti juaja?

Omarov:Në këtë temë nuk kamë informacione por mendojë që nuk ka nevojë që ti bashkëngjiten luftës.

Klan Kosova: A ka shumë shqiptarë në Ukrainë?

Omarov:Po viteve te fundit kanë ardhur shume shqiptare ne Ukrainë, diku rreth 2000 si qytetare me nëneshtetsi,kanë kaluar shumë vite që shqiptarët janë shpërngul në Ukrainë , tani shqiptarët janë qytetarë të këtij vendi.

Klan Kosova: Çfarë masa janë marrë në Ukraine, a dihet cka do të ndodhë me popullatën,çka thonë institucionet?

Omarov:Janë ndërrmarë masa, s’ka panik, po mundohen situatën ta mbajmë ne kontrolle. Puna po vazhdon normalisht ,sa i përket bankave për momentin janë stabile,dyqanet janë te hapur. Ata që po punojnë me se shumti në ketë momente janë qeveria ambasadat si dhe diplomatet.

Klan Kosova: Si e shihni rolin e Amerikes në këtë situatë, a po vepron në mënyren më të mirë?

Omarov: Normalisht roli i Amerikës dhe rëndësia dihet globalisht, thjesht nuk diskutohet, amerikan është partner strategjik i Ukrainës, dhe deri me tash është Amerika ajo qe po i futet me thelle situatës. Me një fjale krejt shpresat janë te presidenti BIDEN, për pjesën ekonomike si dhe te armatimit.
Me këtë po shpresojmë qe i bashkëngjitet edhe Evropa e bashkë te bëjnë at qe nevojitet .

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *