Mar. Maj 7th, 2024

“Korridori i Gjelbër”, Rama dhe BE i japin edhe një bukuri Prishtinës

By Rtv Arbëria Qer 3, 2022

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka inauguruar sot “Korridorin e Gjelbër”, një projekt ky i bërë në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë.

Bashkë me shefin e kësaj Zyre, Tomas Szunyog dhe ambasadorë të tjerë të BE-së në Kosovë, përgjatë shkallëve të Arbërisë u mbollën lisa.

“Falënderoj Zyrën e BE-së që mbështeti krijimin e korridorit të gjelbër. Komuna e Prishtinës me mbështetje edhe të partnerëve vendas e ndërkombëtar, do të vazhdojë krijimin e sa më shumë hapësirave të gjelbra” ka thënë Rama.

Në inaugurimin e këtij korridori morën pjesë edhe shumë fëmijë të qytetit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *