Hën. Maj 20th, 2024

Kosova e zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Armenisë

By Rtv Arbëria Mar 21, 2024

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para miqësores së nesërme me Armeninë.

Këtë stërvitje, djelmoshat tanë e kanë zhvilluar në Yerevan, pasi që dje kanë mbërritur në tokën armene.

E sot, para stërvitjes, trajneri Franco Foda, si dhe futbollisti Vedat Muriqi mbajtën konferencë për media.

Përballja mes Armenisë e Kosovës do të nis nga ora 17:00.

Kjo nuk do të jetë miqësorja e vetme e ‘’Dardanëve’’ gjatë këtij muaji, pasi që katër ditë më vonë takohen me Hungarinë në Budapest.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *