Pre. Maj 17th, 2024

Krasniqi: Për vitin 2022 Qeveria ka ndarë 1 milionë euro për ndërhyrje emergjente te monumentet

By Rtv Arbëria Tet 2, 2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku vizituan monumentet e trashëgimisë kulturore.

Krasniqi thotë se për vitin 2022 Qeveria ka planifikuar buxhet prej 8.4 milionë euro, prej të cilave 1 milion euro janë për ndërhyrje emergjente.

“Për të parë nga afër zbatimin e programit për ndërhyrje restauruese në asetet e trashëgimisë kulturore, shoqërova Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në vizite tek, kulla e Sheremetit në Pejë, nga shekulli i XVIII, kullën e Tahirsylajve në Isniq të Deçanit, rreth 170 vjet e vjetër, Hanin e Haraqisë në Gjakovë, shekulli i XVII, si dhe Muzeun etnografik në Gjakovë, shekulli XIX.

Për vitin 2022 Qeveria ka planifikuar buxhet prej 8.4 milionë euro, prej të cilave 1 milion euro janë për ndërhyrje emergjente, restaurimet përcjellen me plane menaxhimi dhe funksionalizim të monumenteve”, ka shkruar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *