Enj. Dhj 5th, 2024

Kreu i OVL-UÇK-së i thotë Kurtit të bëjë kujdes me veteranët: S’e kemi ndërmend të ndalemi

Kreu i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që t’i marr dosjet në prokurori dhe t’i pastroj listat e veteranëve, pasi që është në pushtet.

Në një reagim në Facebook, Klinaku i ka kërkuar kreut të ekzekutivit që të ketë kujdes dhe të mos e prek ligjin e tyre, sepse do të ketë përplasje dhe se nuk e kanë ndërmend që të ndalen.

Postimi i plotë i Klinakut:

I ke pas “kundërshtuar” e ua ke pas rrëzuar do xhipa, e tash dorëzoju ti medalje EULEX-it.

Veç sa i përket veteranëve, shko merri dosjet në prokurori e pastroi listat sepse je pushtet. Por, ke kujdes mos e prek ligjin e tyre, e mos vazhdo me kryeneqësi se veç përplasje ke me pas me ta dhe nuk e kemi ndërmend që të ndalemi, e përgjegjësia do të jetë kryekëput e jotja.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *