Sht. Qer 15th, 2024

Kryetari i AKK-së: Qeveria të ekzekutojë pagat në mënyre që të mos tensionohet situata më shumë

By Rtv Arbëria Tet5,2022

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), ka përcjellë shqetësimet e Komunave, Kryetarëve të Komunave dhe Kolegjiumit të Drejtorëve Komunal të Arsim, për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve.

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi i bëri thirrje Qeverisë të veprojë urgjentisht në procedimin e pagave, në mënyrë të dalin nga kjo situatë e tensionuar.

“Gjatë këtyre ditëve të fundit AKK-ja, ka pranuar shumë shqetësime nga kryetarët e komunave, por ne veçanti nga drejtoret komunal të arsimit edhe ata të financave, sa i përket mos ekzekutimit të pagave ndaj sektorit të arsimit. Komunat e Republikës së Kosovës, kërkojnë që niveli qendror mos të përzihet në kompetencat e autoriteteve lokale. Duhet ditur, por edhe ritheksuar se punonjësit arsimor, si punëdhënës e kanë komunën e Republikës së Kosovës, d.m.th. komuna është përgjegjëse ndaj zyrtarëve komunal por edhe ndaj mësimdhënësve. Përket arsye kryetaret e komunave kërkojnë që sa më shpejt që është e mundur që pagat e sektorit të arsimit të ekzekutohen, në mënyrë që të dalim nga kjo situatë e cila është kryer gjatë këtij muajit të fundit”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi për IndeksOnline bëri të ditur se Komunat janë punëdhënëse e përgjegjëse për vijueshmërinë në punë dhe përgjegjëse për ndalesat eventuale sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa Ministria e Financave është vetëm ekzekutuese e pagave.

“Deri me tani kësi lloj praktikash nuk ka pasur, të gjitha listat e pagave, të cilat janë dorëzuar nga niveli lokal tek thesari i shtetit, janë ekzekutuar pa asnjë problem, kjo është praktika e parë e cila është duke ndodhur në Republikën e Kosovës, kur lista e pagave e cila është dërguar nga komunat e Republikës së Kosovës në thesar për ekzekutim nuk është ekzekutuar. Kompetencat janë të ndara, niveli lokal i përgatit listën e pagave, kurse niveli qendror vetëm i ekzekuton. Niveli qendror nuk ka të drejtë të ndërhyjë në listën e pagave. Nëse dikush mendon që ka parregullsi, atëherë janë asosacionet tjera që duhet të mirën më gjetjen e këtyre parregullsive”, vijoi ai

Kryetari Sazan Ibrahimi tha se padrejtësisht po goditen në këtë garë , dhe theksojë se humbësit më të mëdhenj janë nxënësit e Kosovës.

“Më së shumti janë duke u goditur nxënësit, nga kjo situatë e krijuar, por pasojat e mëdha janë duke i vuajtur komunat. Dy arteret kryesor në këtë situatë janë institucionet qeveritare të Republikës së Kosovës, por edhe Sbashk-u në anën tjetër. Të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës kërkojnë me ngulmë të kenë një dialogë të mirëfilltë në mënyre që të dalim nga kjo situatë e krijuar, sepse pasojat janë duke i vuajtur nxënësit”, tha Ibrahimi.

Kujtojmë, se greva është pezulluar deri në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa është paralajmëruar veprime ndaj Sindikatës së Arsimit nëse nuk ekzekutohen pagat e mësimdhënësve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *