Pre. Dhj 6th, 2024

Kurti dhe Vuçiç takohen të hënën,

Më 19 korrik, do të zhvillohet takimi i dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sikurse takimi i 15 qershorit, edhe ky i së hënës së ardhshme do të zhvillohet në Bruksel.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mahmeti ka treguar se çfarë mund të ndodhë në takimin e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ky takim s`do të sjell ndonjë rezultat përveç konfirmimit të qëndrimeve tashmë të njohura të palëve. Kosova me kryeministrin Kurti s`do të ketë ndryshim të qëndrimeve, ndërkohë që Serbia pritet të konfirmoj edhe ajo qëndrimet e pandryshuara”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai deklaron se SHBA duhet të kyçet direkt në këtë proces, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ketë një zgjidhje të favorshme për Kosovën.

“Në këtë aspekt nuk pritet të ketë diçka të re, nuk pres lajme pozitive për Kosovën por as negative. SHBA duhet të kyçet direkt në këtë proces si mundësi e vetme që të gjendet një zgjidhje e favorshme, si dhe të mbyllet ky proces një herë e përgjithmonë”, ka përfunduar Mehemti për “Bota sot”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *