Sht. Tet 5th, 2024

Kurti dhe Vuçiq ftohen për takim në Bruksel, konfirmon BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë ftuar nga Bashkimi Evropian për takim në Bruksel.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, raporton Indeksonline.

Ai po ashtu deklaroi që veprimet e pakoordinuara dhe të njëanshme në situatën në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.

“BE-ja po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës. Të gjitha palët e përfshira duhet të qëndrojnë të qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë. Mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut dhe negociatave. BE-ja ka qenë dhe mbetet në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë për të qetësuar tensionet, si dhe në koordinim të ngushtë me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, e veçanërisht me SHBA-në”, ka thënë zëdhënësi i BE-së

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *