Sht. Maj 18th, 2024

Kurti kërkon zbatim sa më të shpejt të marrëveshjes së Ohrit

By Rtv Arbëria Pri 16, 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Marrëveshja e arritur në Ohër me Serbinë, duhet të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa.

Kurti tregoi se në dy vitet e fundit në Bruksel kanë negociuar për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht”, shkroi Kurti në Twitter.

“Asnjë zbatim i pjesshëm dhe pa vonesa”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *