Sejnur Veshall ka njoftuar se është liruar nga posti i zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Veshall njoftoi se me kërkesën e partisë “Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK), e cila e ka propozuar, kryeministri Albin Kurti e ka liruar nga ajo pozitë.
Njoftimi i plotë:
U lirova nga posti i zëvendësministrit!
Me kërkesën e partisë e cila më ka propozuar, Kryeministri Kurti më ka liruar nga pozita e zëvendësministrit.
Unë kam punuar, asgjë më teper. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirona vetëm për cështje personale. Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm ti proklamoj afinitetet e pjestarëve të komunitetit, dhe e bëra.
Tu bë e padrejtë tha Kryeministri.
Ju falemnderit të gjithëve për bashkëpunimet, i falenderoj të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë për bashkëpunimin dhe konsideratën.
Ju don zëvendësiHajrës!
Me përkulje,
Përherë i juaji
Sejnuri