Die. Dhj 8th, 2024

Kurti pas takimit me senatorët amerikan: Kosova ka mbajt qëndrimin e njëjtë me SHBA, NATO dhe BE!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka pritur në takim tre senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në përmbyllje të një vizite në rajon.

Në një konferencë për media, Kurti deklaroi se në këtë takim ka theksuar se shtetet demokratike duhet të qëndrojnë bashkë kundër luftës në Ukrainë.

“…e kam theksuar që kurrë nuk ka qen më e rëndësishme se tani që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës në Ukrainë. Në këtë kontekst Kosova ka mbajt qëndrimin e njëjtë me SHBA, NATO dhe BE e në anën tjetër kemi autokracitë që mund të jen të ndara nga populli i tyre por po bashkëpunojnë me një tjetrën”.

Kryeministri tha se Kosova është rrëfim i suksesit të rezistencës së popullit tonë ndaj luftës çlirimtare kundër Serbisë.

“Kosova është një rrëfim i suksesit i rezistencës së popullit të saj ndaj luftës çlirimtare bashkë me NATO, BE e SHBA. Sot Kosova është krenare me të arriturat e saj. Kosova ka shënuar përparim në luftimin e krimit dhe korrupsionit për shkak se jemi rritur në 17 vende. Nuk kemi harruar ta theksojmë rëndësinë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit nëpërmjet Republikës së Kosovës dhe ShBA”, u shpreh ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *