Die. Tet 6th, 2024

Kurti për krizën energjetike: Ata që na fajësojnë për dështimin e tyre, ta shohin veten në pasqyrë

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë nuk la pa iu kundërpërgjigjur kritikave të opozitës për energjinë elektrike. Kurti ka thënë se “ata që na fajësojnë për dështimin e tyre për dekada duhet ta shohin veten në pasqyrë”.

Sipas Kurtit, Qeveria po bën të pamundurën që të dalin me më pak humbje e dëme nga kriza energjetike.

“Ndonëse ndodhemi në krizë energjetike, po bëjmë gjithë çfarë po mundemi e gjithë çfarë dimë që të dalim me sa më pak humbje e dëme prej saj. Ndërkaq ata që na fajësojnë për dështimin e tyre për dekada që sot shënojmë nëntë muaj në Qeveri, duhet ta shohin veten në pasqyrë. Zëri i tyre i propagandës nuk duhet ta mposht zërin tonë të arsyes”, ka thënë Kurti.

Kritika të ashpra për reduktimet me energjinë elektrike pati sot lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook a

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *