Pre. Dhj 6th, 2024

Kurti: Subvencionimi i importit s’është i vonë, s’gabuam që e anuluam termocentralin e ri

Pas vizitës që i bëri Termocentralit “Kosova B”, kryeministri Albin Kurti me ministren e Ekonimisë, Artane Rizvanolli kanë vazhduar vizitën në termocentralin “Kosova A”.

Aty Kurti tha se vendimi i qeverisë për ta subvencionuar importin, nuk është i vonshëm. Ai tha se janë të interesuar që çmimi mos të rritet, ndonëse sipas tij, ato janë më të lirat në rajon.

“Nuk mendoj që është i vonshëm, jemi të interesuar që çmimet të jenë të përballueshëm, e kemi popullin e varfër por edhe çmimin e kemi të lirë”.

“Gjithashtu ne duam që qytetarët të kenë furnizim të mjaftueshëm, por edhe të lirë. Me atë që kemi mundur kemi bërë, do ta subvencionojmë koston importit. Kam biseduar me ministrin e Financave, dje kemi vendosur që ta subvencionojmë importin”, tha Kurti.

Tutje ai ka thënë se dështimi i ndërtimit të termocentralit të ri, nuk ishte gabim, pasi sipas tij me këtë projekt Kosova do ti bartte pasojat e fitimin investitori.

“Nuk mendoj që ka qenë gabim, çfarëdo investimi duhet ta ketë kushtetutën e ligjin për bazë dhe duhet ta krye interesin publik për synim. Ndërkaq aty ka qenë 18.5 për qind, shkalla e kthimit të brendshëm ne kapital, me ç’rast shteti ynë barte rreziqet e humbjes ndërkaq privati fitimet”.

“Nuk ka qenë aspak një projekt i leverdishëm e nuk do mend që nuk ishte e rastësishme që dështoi në fund me tërheqjen e vetë investitorit. Ne kemi nevojë për strategji për energji, e jo projekte para strategjisë por strategjia para projektit”, ka thënë Kurti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *