Sht. Tet 5th, 2024

Kurti të mërkurën flet rreth takimit të 18 gushtit në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti nuk do të deklarohet deri pasnesër rreth takimit të javës së kaluar në Bruksel. Kështu ka thënë zëdhënësi i tij.

“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë”, ka thënë Përparim Kryeziu.

Vuçiq dje ka dhënë një version të tij rreth bisedave me Kurtin të enjtën që shkoi në Bruksel, duke thënë se Kryeministri i Kosovës ka shpalosur propozimet për marrëveshje me Serbinë.

Ai ka shtuar se Kurti ka hedhur gjashtë propozime në tavolinë.

E para, sipas asaj që tha Presidenti serb, është njohja e ndërsjellë dhe anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

E dyta, kompensimi i Kosovës për dëmet njerëzore dhe materiale që i ka shkaktuar Serbia në luftën e fundit. E treta është bashkëpunimi i ndërsjellë, ndërsa tjetri propozim është njohja e të drejtave të shqiptarëve të Luginës, ashtu siç u njihen serbëve të Veriut.

Pika e pestë, që Vuçiq thotë se e ka propozuar Kurti, është rishqyrtimi i marrëveshjeve që janë arritur deri tash.

Dhe e fundit, është marrëveshja finale.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *