Sht. Maj 4th, 2024

Kurti tregon kushtin për tërheqjen e vendimit për targat serbe

By Rtv Arbëria Sht 22, 2021

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka deklaruar se është i gatshëm që të heq masën e reciprocitetit për targa të përkohshme, nëse ka një zotim të tillë edhe nga pala e Serbisë. Ai ka shprehur gatishmërinë për takime në Bruksel, por që Serbia ka refuzuar një gjë të tillë.

Ai ka ftuar edhe një herë kryetarët e komunave në veri që të largojnë nga pikat kufitare pengesat.

Kurti: Pengesat në rrugë janë bërë nga kamionë të institucioneve komunale

“Jam i njoftuar që pengesat në rrugë që shpien në pikat kufitare 1 dhe 31, janë duke u bërë me disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale. Dhe kjo sigurisht që përbën shkelje dhe keqpërdorim të pronës publike. I ftoj kryetarët e komunave në veri që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga dhe ftoj po ashtu grupin e organizuar të qytetarëve serbë që të të largohen nga dy rrugët regjionale përkatësisht nga bllokimi i tyre. Sepse asisoj ata kanë bllokuar vetveten dhe lëvizjen e tyre”, ka deklaruar ai.

Ai në konferencë për medie ka thënë se vendimi për targat e përkohshme nuk u drejtohet qytetarëve serbë të Kosovës, ku shtoi se të njëjtit e kanë të drejtën për tu pajisur me targa të përhershme.

Më tej, ai ka njoftuar se edhe dje u ka bërë me dije ambasadorëve të QUINT-it që vendimi i Kosovës është në kornizën e zbatimit të ligjit dhe jam i gatshëm

Kurti: E kam bërë të ditur edhe për ambasadorët e QUINT-it që ky vendim është në kornizën e zbatimit të ligjit

“E kam bërë të ditur edhe në takimin që kam pasur dje me ambasadorët e QUINT-it edhe me shefen e misionit të BE-së se vendimi i Kosovës është në kornizën e zbatimit të ligjit dhe jam i gatshëm që në çdo kohë këtë masë ta heq nëse kemi një zotim të tillë edhe nga pala e Serbisë. Nuk është që ne i gëzohemi tabelave të përkohshme. Ne do të dëshironim që as Serbia, as Kosova të ketë tabela të përkohshme. Por, tu mundësohet qarkullimi i lirë dhe pa vonesa i të gjithë qytetarëve”, ka shtuar ai.

Derisa ka folur për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti ka shtuar se është i hapur për takime, por refuzimi ka ndodhur nga pala serbe.

Kurti: Ne jemi të gatshëm për takime, Serbia ka refuzuar

“Ne jemi të gatshëm për takime, bisedime për këtë çështje. E kanë kërkuar edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Joseph Borrel edhe përfaqësuesi i tij për Ballkanin Perëndimor për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, e kanë kërkuar nga ne gatishmërinë për tu takuar në Bruksel për të zhvilluar bisedime në mënyrë që të de-eskalohet gjendja. Unë si kryeministër i Kosovës edhe zëvendësi i im i parë, Bislimi kanë shprehur gatishmërinë për këtë gjë. Komplet qeveria jonë është e hapur për takime në Bruksel. Mirëpo, pasi që kanë marrë dakordimin tonë, kanë marrë refuzimin në Beograd për bisedime”, ka thënë Kurti, duke shtuar se ky refuzim nuk i ndihmon as Kosovës e as Serbisë.

Ai ka siguruar se specialja në veri është për sigurinë e qytetarëve dhe policisë kufitare, por që një gjë e tillë është e imponuar derisa ka bllokim të rrugëve.

Kurti: Njësia Speciale është për të mbrojtur policët tanë kufitar

“Njësia Speciale e Policisë në pikat 1 dhe 31, është vetëm e vetëm për të mbrojtur policët tanë kufitar të zakonshëm. Dhe për të mbrojtur e ruajtur vendkalimet kufitare. Nuk kanë fare të bëjnë me qytetarët e vendit, por kanë të bëjnë me qarkullimin dhe me zyrtarët e tjerë”, shton kryeministri.

Në mbledhjen e sotme, ndau 2 milionë euro për bursa për studentë dhe për trajnimet fillestare për maturantët për fushat e teknologjisë informative. Ndërkohë, ndanë edhe 730 mijë euro për vazhdimin e pagesave për specializantët me vetëfinancim për muajt nëntor dhe dhjetor.

***

​Kryeministri i vendit Albin Kurti ka mbajtur konference për medie, në gjashtë mujorin e punës në krye të Qeverisë.

Kurti ka folur edhe për vendimin e 20 shtatorit që ka të bëjë me targat e përkohshme. Derisa për bllokimin e rrugës afër pikë kalimit në Jarinjë ai tha se kjo përbën shkelje të pronës publike.

I pari i ekzekutivit mes tjerash potencoi se është i gatshëm ta tërheq këtë vendim vetëm nëse marrin një zotim nga pala serb që edhe ta të veprojnë njëjtë.

“Ka filluar zbatimi me targat e përkohshme. Vendimi është duke u zbatuar edhe sa i përket eliminimit të gjitha targave ilegale, jam i lumtur qe shoh përgjigjen pozitive të qytetarëve serbë për tu pajisur me targa të përkohshme. Pengesat në rrugë janë duke u bërë me disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo përbën shkelje të pronës publike dhe i ftoj autoritetet që ti heqin makinat nga rruga, sepse ata kanë bllokuar vetveten dhe lëvizjen e tyre”.

“Ky vendim është masë e barabartë që Serbia e aplikon për më shumë se dy dekada. Edhe dje e kam bërë të ditur se vendimi i Kosovës është në kornizën e zbatimit të ligjit dhe jam i gatshëm që këtë ta heq nëse kemi një zotim edhe nga pala e Serbisë. Qeveria jonë është r gatshme për takime në Bruksel por që ka refuzuar pala serbe, ne jemi të interesuar për zgjidhje të përhershme të lëvizjes së qytetarëve”.

Ai tha se policët specialë janë aty për të mbrojtur kufirin.

“Njësia speciale e Policisë është për të mbrojtur policët tanë të zakonshëm, dhe për të mbrojtur pikat e vendkalimeve kufitare dhe nuk kanë të bëjnë me qytetarët e vendit. Ndërsa zëvendësimi i tabelave nuk mund të jetë i përnjëhershëm”.

Mirëpo, Kurti thotë se nuk mendon të merr masa ndaj ministrit të t’i Goran Rakiq, i cili ishte i pranishëm në pikën kufitare të Jarinjës, derisa hotë se ai nuk ka pasur për qëllim tensionimin e situatës.

“Zëvendësimi i tabelave nuk mund të jetë i përnjëhershëm sepse shumë automjete nuk janë në qarkullim, dhe ne nuk e kemi synim që të hulumtojmë për secilën veturë, sepse jemi të përqendruar në vend kalimet kufitare. Unë kam qenë në kontakt me ministrin Rakiq, dhe kemi dallime dhe nuk mund të ankohem për komunikimin me të pasi që ka qenë gjithmonë i rregullt, me aq sa jam informuar unë besoj që është përpjekur që situata të mos eskalojë dhe mos të ketë veprime të dhunshme”.

Kurti tha se gjatë këtyre gjashtë muajve në qeverisje kanë marr 260 vendime e që shumë prej tyre kanë ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve.

“Sot i kemi mbushur gjashtë muaj që nga votimi i qeverisë dhe gjatë kësaj kohe kemi marr 260 vendime shumë prej të cilave kanë ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve. Në mbledhjen e qeverisë kemi marr disa vendime e që pomfilloj me Fondin Sovran, e që do të bëhet. Nëse koncept dokumentin për vettingun është themelore për drejtësinë, Fondi Sovran e bënë një drejtim të madh në ekonominë”.

Ndërsa për deklaratën e presidentit Serb se do të marr masa ndaj Kosovës, Kurti shprehet se te Vuçiq vërehet inat e vrerë, derisa cilësimet e tij i ka quajtur të padrejta.

E për banorët e Medvegjës, Bujabocit dhe Preshevës, Kurti tha se do të shqyrtojmë një mundësi që ta korrigjojnë koston.

“Nuk kemi arritur ta ndjek të plotë deklarimin e presidentit të Serbisë dhe cilësimet e tij për veprimet tona nuk janë të drejta dhe vërejta se ka shumë, nuk e di se për çfarë masa, por unë besoj se duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore. Jemi të vetëdijshëm se shumë qytetar të Preshevës, Medvegjë e Bujanoc duhet të paguajnë dhe më vjen keq për këtë por jemi duke shqyrtuar një mundësi që ashtu që të korrigjojmë këtë kosto që kanë”.

***

Kurti tregon nëse do të marrë masa ndaj ministrit serb Rakiq

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të marrë masa ndaj ministrit për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.

Për këtë të fundit tha se në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje ka shkuar që të qetësojë situatën.

“Unë kam qenë në kontakt me ministrin Rakiq. Normalisht që kemi dallime nganjëherë më të vogla, herë më të mëdha, por nuk mund të ankohem për të… Me sa jam i informuar unë dhe më ka treguar ai, është përpjekur që situata të mos eskalojë dhe të mos ketë veprime të dhunshme. Nuk mendoj që duhet të marrë masa ndaj tij”, ka deklaruar Kurti.

Kurti tha se zëvendësimi i tabelave merr kohë, por që nuk kanë prioritet të gjurmojnë.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili ka kërkuar tërheqjen e trupave nga veriu.

“Nuk kam arritur ta ndjek të plotë deklarimin e tij. Cilësimet e tij për veprimet tona nuk janë të drejta. Vërejta që ka shumë inat, vrer qe nuk i kontribuon deskalimit të situatës. Nuk e di se për çfarë masash ndaj Serbisë ndaj Kosovës e ka fjalën. Unë besoj qe Kosova dhe Serbia duhet të krijojnë raporte… Shqiptarët e Luginës tash u duhet të paguajnë. Por jemi duke shqyrtuar një mundësi se çfarë mekanizmi të gjejmë të kompensojmë sado pak”, ka theksuar ai.

​Kurti sërish iu bënë thirrje kryetarëve të komunave në veri: Tërheqin automjetet, lirojeni rrugën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave në veri që të largojnë nga pikat kufitare kamionët. Sipas tij, kamionët të cilët po qëndrojnë në pikat kufitare, janë pronë e institucioneve komunale.

“Jam njoftuar se pengesat në dy pikat kufitare po bëhet nga kamionë që janë pronë e institucioneve komunale. I ftoj kryetarët e komunave në veri që të tërheqin automjetet dhe grupin e organizuar të serbëve që të largohen nga rrugët regjionale sepse asisoj kanë bllokuar vetën”, tha ai.

Ai tha se është i hapur për Bruksel, por refuzimi ka ndodhur nga pala serbe.

“Bisedimet nuk duhet të kenë alternativa. Jemi të interesuar për zgjidhje të përhershme të lëvizjes së qytetarëve. Të lëvizim me tabela zyrtare[…]Njësia Speciale është vetëm për të mbrojtur e ruajtur pikat e vendkalimet kufitare. Nuk kanë fare të bëjnë me qytetarët e vendit. Policët special janë për të ruajtur policët kufitar. Përderisa ka bllokim të rrugëve na është imponuar një gjë e tillë”, ka deklaruar ai.

Në gjashtë mujorin e qeverisë, Albin Kurti në konferencë për medie tha se gjatë kësaj kohe, kanë marrë 260 vendime, të cilat sipas tij kanë ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Kurti: Borrell e Lajçak kërkuan takim në Bruksel, ne ishim të gatshëm, Beogradi refuzoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media tha se janë shprehur të gatshëm për një takim me palën serbe në Bruksel, pas reciprocitetit me targa, të thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesi i tij për Ballkanin Perëndimor, Mirsollav Lajçak.

“Jemi të gatshëm për takime dhe bisedime për këtë çështje. Borrell dhe Lajçak e kanë kërkuar prej nesh gatishmërinë për t’u takuar në Bruksel për të zhvilluar bisedime, ne kemi shprehur gatishmëri për këtë gjë. Jemi të hapur për takime në Bruksel, por pasi kanë marrë dakordime tonë kanë marrë refuzimin në Beograd. Ky refuzim nuk i ndihmon Serbisë e as serbëve”, tha Kurti.

“Bisedimet nuk duhet të kenë alternativa apo plane të tjera, ne jemi të interesuar për zgjidhje të përhershme të lëvizjes së qytetarëve mes dy shteteve, të lëvizim me tabela zyrtare dhe t’ju ofrojmë qytetarëve tanë një perspektivë të re”, tha tutje Kryeministri.

***

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se tërheqja e vendimit për vendosjen e reciprocitetit të targave serbe, mund të bëhet vetëm nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe pala serbe.

Në një konferencë për media, Kurti tha se këtë qëndrim të tij ia ka paraqitur edhe përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërsa, ripërsëriti se ai është i gatshëm që të ulet dhe të bisedojë për këtë temë me palën serbe.

“Jam zotuar edhe para përfaqësuesve të Bashkimit Europian për heqjen e masës së vënë para dy ditëve në veri të Mitrovicës. Por, për ta marrë këtë vendim, duhet të ketë zotim se të njejtën gjë do ta bëjë edhe Serbia. Ky vendim nuk është për inat e as kundër askujt. Mirëpo, është një e drejtë edhe ligjore edhe morale. Ne jemi të gatshëm që të takohemi me palën serbe kurdo e kudo, për të biseduar për këtë çështje”, ka thënë Kurti.

***

Kryeministrti Kurti është duke mbajtur konferencë për media.

Kurti në këtë konferencë do të flas për vendimet që mori qeveria e Kosovës orë më parë.

Gjithashtu Kurti do të flas për reciprocitetin që vendosi ditë më parë për Serbinë.

Ai paralajmëroi edhe një konferencë nga ministri Sveçla.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *